LIVE - Zhvillimet në veri
19:28 – Po vazhdon ende montimi i kamerave në objektin e komunës së Zveçanit
KALLXO.com raportoi para disa orësh se në objektin e Komunës së Zveçanit kanë nisur vendosja e kamerave të sigurisë.
Aksioni për vendosjen e këtyre kamerave është duke vazhduar ende vendosjen e kamerave.
Po ashtu, pjesëtarë të policisë janë duke vazhduar ta ruajnë objektin komunal.
19:07 – Kongresisti amerikan: Zhgënjyese deklarata e sekretarit Blinken për situatën në veri të Kosovës
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka komentuar deklaratën e sekretarit amerikan Anthony Blinken lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Kongresisti amerikan është shprehur i zhgënjyer nga deklarata e sekretarit Blinken që kritikoi vendimin e autoriteteve kosovare që kryetarët e tri komunave të shkojnë të ushtrojnë detyrën në objektet e Komunës.
Torres përmendi faktin që Kosova ishte e para që pranoi refugjatët afganë, gjë që ishte kërkesë e ShBA-ve.
“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-ve u duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u ngrit në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së” – ka shkruar kongresisti amerikan në Twitter.
Kosovo is an unwavering ally of the US. When the US needed countries to take in Afghan refugees, Kosovo was the first and among the few to rise to the occasion.
It’s disappointing to me and my Albanian constituents to see Secretary Blinken publicly attack a US ally. https://t.co/Ay9VwZMfh7
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) May 27, 2023
18:05 – Nis vendosja e kamerave të sigurisë në objektin e Zveçanit
Policia e Kosovës ka nisur vendosjen e kamerave të sigurisë në objektin e komunës së Zveçanit.
Ekipi i KALLXO.com në Zveçan ka kapur momenti kur zyrtarët e Policisë së Kosovës ka nisur montimin e kamerave të sigurisë në objektin e komunës së Zveçanit.
17:25 – Situata në Zubin Potok
Një ditë pas zhvillimeve dramatike në tri komunat veriore, situata sot në këto qytete është shumë më e qetë.
Ekipi i KALLXO.com momentalisht gjendet në qytetin e Zubin Potokut dhe situata atje është e qetë.
Pjesëtarët të Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të pranishëm në qytet.
Ata janë duke ruajtur objektin e komunës së Zubin Potokut.
Po ashtu, aty afër janë parë edhe dy vetura të misionit të NATO-s, KFOR-it.
15:52 – Kryeministria jep detaje për takimin Kurti – Sarrazin
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin përveç takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka takuar edhe kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet në veri dhe për ngjarjet e djeshme
“Në takim u diskutua për procesin e pas-zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur” – thuhet në njoftimin e ZKM-së.
“Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale” – thuhet tutje në komunikatën e ZKM-së.
15:40 – Presidenca tregon se çka u bisedua në takimin Osmani – Sarrazin
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Temë kryesore e këtij takimi, sipas njoftimit të presidencës kanë qenë zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
“Presidentja ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim moslejimin e kryetarëve të ri të komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrat sipas ligjit dhe kushtetutës dhe instrumentalizimin e popullatës lokale serbe për të krijuar vakuum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie” – thuhet në njoftimin e presidencës.
“Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kosova ka ndërmarrë veprime muajt e fundit për të shtensionuar situatën pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri të vendit në nëntor te vitit te kaluar dhe proceset demokratike e ligjore kanë vazhduar në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën” – thuhet tutje në njoftimin e presidencës së Kosovës.
Në këtë takim, Osmani ka përsëritur se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e grupeve kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
15:18 – Vendoset flamuri i Kosovës në Komunën e Zveçanit
Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur edhe në komunën e Zveçanit, një ditë pas tensioneve në këtë komunë, kur kryetari i ri Ilir Peci vendosi të shkonte në zyrën e tij.
KALLXO.com ka siguruar pamje nga momenti i largimit të dy flamujve të Serbisë të cilat kanë qenë të vendosura deri sot.
Flamujt serb janë larguar dhe aty është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.
15:08 – Policia vazhdon ta ruaj objektin e komunës së Zveçanit
Ekipi i KALLXO.com raporton se nuk ka grupe të qytetarëve/protestuesve të mbledhur në komunën e Zveçanit.
Derisa zyrtarë të Policisë së Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të komunës.
14:48 – Sarrazin: Nuk duhet të humbur shansin që e ofron Marrëveshja e Ohrit
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka mbërritur në Mitrovicë, ku në një deklaratë për media tha se nuk duhet të humbur shansin që e ofron Marrëveshja e Ohrit.
“Dje kam vendosur në mënyrë spontane që të vij në Kosovë, pas zhvillimeve për çka kemi qenë shumë të shqetësuar dhe dua të them se dita e djeshme ka qenë një ditë mjaftë e rëndë, mjaft e keqe për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Sarrazin.
Ai tha se marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi dhe se nuk duhet të lëshuar shansin, mundësitë, që i ofron Marrëveshja e Ohrit, për hirë të disa vendimeve të pamenduara mirë.
“Porosia jonë është se ne nuk do të lejojmë që këto mundësi nga marrëveshja e Ohrit të hedhen poshtë nga ndonjë budallallëk”, ka thënë ai.
13:17 – KFOR-i monitoron situatën në veri: Kjo rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka deklaruar se është duke monitoruar nga afër situatën në komunat në veri të Kosovës, pas zhvillimet atje për shkak të hyrjes së kryetarëve të posazgjedhur në ndërtesat e komunave.
KFOR në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.
Gjithashtu, KFOR-i thotë se dënon me vendosmëri “këto akte të njëanshme” dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë.
“KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në Komunat në veri të Kosovës ku janë shkaktuar një sërë përplasjesh nga hyrja e dhunshme e kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat e komunave. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”
“KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë. Koordinimi midis të gjithë aktorëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Prioriteti i parë i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt, në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dialogu dhe diplomacia janë e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Kosovë”- ka thënë KFOR në një përgjigje për KALLXO.com
12:00 – Sveçla përfundon takimin te kryetari i Leposaviqit, thotë se i ofroi mbështetje
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas takimit me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në objektin e komunës, ka thënë se i ka ofruar atij mbështetje.
“Erdha e vizitova kryetarin e Komunës të cilit i dëshirova punë të mbarë. Shpreha mbështetjen tonë. U pajtuam që ka nevojë të gjitha institucionet qoftë vendore qoftë qendrore të punojnë për të mirën e qytetarëve me iu shërby qytetarëve përkundër vështirësive, ne jemi të bindur që të gjithë këto vështirësi do ti tejkalojmë” – tha ai.
“Policia e Kosovës është Kosovës dhe këtu është Republikë e Kosovës” – shtoi ministri Sveçla.
11:32 – Kryetari i Leposaviqit hyn në Komunë, shkon edhe Sveçla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar para disa minutash në Leposaviq.
Siç mëson KALLXO.com Sveçla ka hyrë në objektin e Komunës së Leposaviqit.
Gjithashtu, edhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi është parë gjatë ditës së sotme deri sa ka hyrë në objektin komunal nën përcjellje të policisë.
Në afërsi të komunës edhe gjatë ditës së sotme janë parë njësitë speciale të Policisë së Kosovës të cilët janë duke ofruar rend dhe siguri në atë pjesë që nga dita e djeshme.
Kjo pas situatës së krijuar pasi që tre kryetarët e rinj të komunave Zubin Potok, Leposaviq e Zvecan hynë brenda objekteve komunale për të ushtruar të drejtën e tyre meqë fituan votat për të qeverisur atje.
10:40 – NATO i kërkon Kosovës ‘shtensionim të menjëhershëm’ të situatës në veri
Aleanca ushtarake e NATO-s i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të “shtensionojnë” menjëherë situatën në veri të vendit.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu thotë se i bëjnë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut.
“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt” – ka shkruar në Twitter ajo.
We urge the Institutions in #Kosovo to de-escalate immediately & call on all parties to resolve the situation through dialogue. @NATO_KFOR remains vigilant & will ensure a safe & secure environment.
— Oana Lungescu (@NATOpress) May 27, 2023
10:33 – Sarrazin takoi komandantin e KFOR-it, thotë se dënon vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka takuar sot Komandantin e KFOR-it, Angelo Ristuccia, para takimit të planifikuar me kryeministrin Albin Kurti.
Sarrazin e ka dënuar si vendimin që kryetarët e komunave veriore të futen në objektet komunale, ashtu edhe reagimet “e dhunshme” ndaj atij vendimi.
“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj.Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim i plotë nga Kosova dhe Serbia në dialogun e drejtuar nga BE-ja dhe implementim i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme” – ka shkruar emisari gjerman duke ofruar mbështjetjen e tij për emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
In #Kosovo to assess situation, speaking to @EULEXKosovo, #KFOR, Kosovo gov, Kosovo-Serbs in #Mitrovica. We condemns Kosovo’s decision to force access to municipal buildings in north & the violent reactions to it.
(1/2) @eu_eeas@AuswaertigesAmt@MiroslavLajcak pic.twitter.com/lj0bdrUvqf— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) May 27, 2023
08:25 –
Kurti: I kuptojmë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por çdo opsion tjetër do ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese