Mbledhja e Listës Serbe, Foto: Kallxo.com

Lista Serbe prezanton strukturën e partisë, thotë se do të punojnë në koordinim me Beogradin

Lista Serbe sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në të cilin ka zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e saj.

Drejtori i spitalit në veri të vendit, Zlatan Elek është zgjedhur kryetar i ri i Listës Serbe.

Në njoftimin në facebook, nga kjo parti kanë thënë se “Lista Serbe do të jetë selia rreth së cilës do të mblidhet populli serb në Kosovë dhe se të gjitha vendimet e rëndësishme politike do të merren gjithmonë në koordinim me Beogradin zyrtar dhe në interes të i gjithë populli serb duke ruajtur unitetin aq të nevojshëm”.

Ndërsa nënkryetar të Listës Serbe janë zgjedhur: Dragisha Miloviq, Ivan Zaporozhyats, Tanja Vujoviq, Dragana Antonijeviq, Dalibor Jevtiq.

Ndërsa anëtarët e kryesisë së listës serbe janë zgjedhur: Gordana Saviq, Srdjan Popoviq, Srdjan Vuloviq, Nemanja Bisevaq, Slavko Simiq, Ivan Todosijeviq, Verica Ceraniq, Sinisha Laziq, Sasha Millosheviq.

Kuvendi zgjedhor në këtë parti vie pas vendimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në 4 komunat veriore.

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ka dhënë dorëheqje nga funksionet brenda kësaj partie pasi mori përgjegjësinë për sulmin terrorist më 24 shtator 2023.

Mblidhet Lista Serbe, Zlatan Elek zgjidhet në krye të partisë