Milan Radoiciç (djathtas) dhe Zvonko Veselinoviç (në mes) me shokun e ngushtë të presidentit serb Aleksandër Vuçiq Nikola Petroviq (i pari nga e majta). Foto: BIRN.

Lista Serbe pas sanksioneve nga Britania e Madhe: Radoiçiq, bartës i rezistencës në veri

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – e ka dënuar vendimin e autoriteteve britanike për të sanksionuar zëvendës-presidentin e kësaj partie, Millan Radoiçiq, dhe e konsideruar atë “patriot të dëshmuar të rezistencës ndaj pushtimit të veriut të Kosovës” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Për më shumë, këto veprime transparente dhe etiketime pa asnjë provë ndaj tij, prej të cilave përfiton Albin Kurti për të prezantuar veriun si vend krimi, shpërfaqin gjithë nervozimin e atyre që duan të gjunjëzojnë serbët për më shumë se dy dekada, për t’i asimiluar dhe dëbuar ata nga shtëpitë e tyre”.

Në vendimin e autoriteteve britanike është thënë se Milan Radoiçiq, biznesmen nga industria e ndërtimit, “ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit”.

Përveç Radoiçiqit, Britania ka sanksionuar edhe Zvonko Vesellinoviqin dhe Sllobodan Teshiqin./REL

 

 

Pas SHBA-së edhe Britania e Madhe sanksionon Millan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin