Partia "Guxo" pa asnjë cent

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2023.

“Guxo” e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi në listë me Lëvizjen Vetëvendosje ka raportuar 0 euro të hyra gjatë vitit 2023.

Kjo parti ka raportuar gjithashtu 0 euro shpenzime, 0 euro pasuri, 0 euro donacione, 0 euro detyrime si dhe 0 euro para apo ekuivalentë të parasë.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Guxo pati fituar 6 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Raportet e publikuara nga KQZ janë të paaudituara, nga ky institucion thonë se raportet mund të pësojnë ndryshime gjatë auditimit.

Raporti i plotë i Partisë Guxo.