Lista e veturave luksoze që u konfiskuan në rastin 'Brezovica'

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bastisur 11 lokacione të ndryshme në Prishtinë e Podujevë gjatë aksionit në rastin “Brezovica”.

Në këtë aksion janë arrestuar 7 persona përfshi edhe asamblistin e LVV-së në Prishtinë, Berat Lahu.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për rastin. Ajo ka njoftuar se personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë dhe dyshohen për kryerjen e veprave penale, ‘Marrja e ryshfetit’, ‘Dhënie e ryshfetit”, “Fajdeja”, “Ushtrimi i ndikimit”.

Veturat e konfiskuar janë të llojit: Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë, një veture Toyota , një veturë “Mercedes G class”, një veturë Mercedes Benz S500, një veturë Toyota Land Cruiser, Veturë Mercedes AMG.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale.

 

Më poshtë mund të gjeni komunikatën e plotë:

Ferizaj, 21 Shtator 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot ka realizuar aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë, ku me ç’rast, janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, gjatë kontrollit tek personat e dyshuar, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Çertifikatë e pronësisë (10 fletë)
  • Skicë (1 fletë) dhe
  • Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

Gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar:

Dy telefona Samsung

Një Loptop HP

Si dhe dokumente të ndryshme

Gjatë kontrollit te i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar:

Një telefon Samsung me dy kartela sim card

Një hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA.

Një hard disk Apacer.

Një kompjuter laptop i markës Lenovo.

Një kompjuter laptop i markës Dell.

Një kompjuter laptop i markës Acer.

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar:

Një  revole me nr serik 54A 040356.

9 fishekë te cal. 45 mm

Dy karikator te revoles

Nje kallf i revoles

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar:

Një telefon IPHONE  7,  ngjyrë e zezë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar:

Telefon Iphone 13, ngjyrë  Hiri

Laptop “Apple”,

Dokumente ,

Certifikata Kadastra 3 faqe,

Kopje Plani 20 faqe,

Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe,

Kontarta Trojeve, 30 faqe,

Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe,

Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica.

3 Vula

USB dhe një Sd Card

Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar:

Një  pistoletë “Zervena Zasatava  me nr serik 1947 ,

Nje karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm,

Një veture Toyota ,

Një veturë “Mercedes G class”,

Nje telefon Iphone  13 pro ,

Tri kartela bankare  ,

Dokumente te ndryshme.

Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në 2 (dy) lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto deshmi:

Një veturë Mercedes Benz S500, Një veturë Toyota Land Cruiser,

Një Librezë e veturës ,

Një Librezë e veturës ,

Një Telefon Iphone 12 Mini ,

Një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyre e zezë,

Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilesinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar deshmitë:

Veturë Mercedes AMG,

Një librezë e veturës ,

Kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER,

çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes.

Arrestohet Asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë