Arrestohet Asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë
Berat Lahu, asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës është arrestuar nmga Policia e Kosovës, merr vesh KALLXO.com.
Lahu po kërkohej nga prokuroria e Ferizajt lidhur me rastin e njohur si ‘Brezovica’.
Nga 11 lokacioni të bastisura në Prishtinë e Podujeve ne mesin e të kërkuarve është edhe Berat Lahu.
Gjatë operacionit të sotëm janë arrestuar 7 persona, ndërsa një person nuk është hasur në shtëpinë e tij.
Asamblisti i Vetëvendosjes ishte kërkuar edhe me herët për rastin ‘Brezovica’ por nuk ishte hasur në shtëpi.
Me datën e 3 mars të këtij viti, Lahu i kishte shpëtuar arrestimit. Ai atë kohë kishte mohuar se iu ka bastisur shtëpia.
Dosja Brezovica: Policia i troket në derë asamblistit të Vetëvendosjes
KALLXO.com ka raportuar ekskluzivisht sot për aksionin e Policisë në Prishtinë e Podujevë.
Operacioni Brezovica: Disa lagje të Prishtinës kontrollohen nga specialët