Lirohet nga detyra zëvendësdrejtori i dyshuar për ngacmim seksual

Zëvendësdrejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, A.K, i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëse, është suspenduar nga ana e kryetarit të kësaj komune, Esat Kastrati.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.con, nga zyra për informim në këtë komunë.

Tutje është theksuar se ai është dërguar në Komision Disiplinor.

“Kryetari e ka liruar edhe lëndën ia ka referuar për shqyrtim komisionit disiplinor”, kanë thënë për KALLXO.com nga zyra për informim e Komunës së Malishevës.

Ditë më parë, KALLXO.com raportoi se zëvendësdrejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë është arrestuar, pasi babai i një nxënëseje të kësaj shkolle ka raportuar se kjo e fundit dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari.

Policia me të marrë informacionin menjëherë kishte ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme duke arrestuar zëvendësdrejtorin, ndërsa kishin njoftuar edhe Prokurorinë e Shtetit për rastin dhe ishte dërguar për ndalim për 48 orë.

Rasti është cilësuar si sulm seksual. Në anën tjetër kjo vepër penale është e dënueshme deri në 15 vite burgim.

Arrestohet zv/drejtori i gjimnazit në Malishevë, dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje