Policia e Kosovës

Arrestohet një person për ngacmim seksual në Obiliq

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person për ngacmim seksual. Një grua ka njoftuar se një person ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të moshës së mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Obiliq më datën 20 mars rreth orës 21:30.

Ndërsa, një ditë më pas, është arritur të arrestohet i dyshuari.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajte, thuhet në njoftimin e Policisë.