Foto: Ilustrim

Prishtinë – Arrestohet për ngacmim seksual ndaj të miturës

Është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur me 12 korrik të këtij viti në Prishtinë, përderisa arrestimi i të dyshuarit është kryer gjatë ditës se djeshme.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.