Lirohen tre personat e arrestuar në Hasanbeg të Shkupit, banorët ndalin protestën

Tre personat e arrestuar orët e mbrëmjes në Lagjen “Hasanbeg” në Shkup janë liruar.

Tre personat ishin arrestuar pasi të njëjtit kishin thyer orën policor, masë kjo e vendosur për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirus.

Portalb.mk raporton se të tre personat janë liruar, për shkak të gjendjes së krijuar pas arrestimit ku banorët e po të njëjtës lagje në shenjë proteste kishin dalë në rrugë.

Policia maqedonase ende nuk ka dalë me një njoftim në lidhje me rastin.

KALLXO.com raportoi për këtë ngjarje.

Shkelën ‘orën policore’ arrestohen tre persona në Shkup, qytetarët protestojnë në rrugë