Lirohen në procedurë të rregullt të dyshuarit për keqtrajtimin e të riut në Prishtinë

Sot gjatë ditës në rrjete sociale qarkulloi një video në të cilën shihet një djalë i ri që shet cigare në kryeqytet, duke u keqtrajtuar nga tre persona në një kafiteri të Prishtinës.

Personat e dyshuar më pas ishin shoqëruar në Polici për intervistim.

E pas intervistimit, Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.

“Pas intervistimit personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, janë duke punuar hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka konfirmuar Agron Borovci për KALLXO.com.