Lipjan, një vajzë 13 vjeçare mbytet në pishinë

Një rast tragjik ka ndodhur në Lipjan sot pasdite.

Policia ka pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 13 vjeçare ka qenë duke u larë në një pishinë në një fshatin Baicë të Lipjanit dhe e njëjta është sjellur nga familjarët e saj në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Daut Hoxha, Zëdhënës i Policisë së Kosovës për KALLXO,com ka konfirmuar se në Qendrën e Mjekësisë në Komoran është konfirmuar se vajza 13 vjeçare është pa shenja jete.

Hoxha tha se në vendin e ngjarjen kanë dalë njësitet Policore përfshirë hetuesinë dhe pas procedimit në vendin e ngjarjes, policia ka vazhduar me veprimet tjera me qëllim të zbardhjes së ngjarjes.