Foto: Ilustrim

Lipjan, nëna raporton zhdukjen e të birit

Një grua ka raportuar se i biri i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas njoftimit të Policisë nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Rasti i cili po trajtohet si person i zhdukur, është duke u hetuar nga njësitë policore.