Librazhd, mbytet në lumë një fëmijë

Mbytet një fëmijë në ujërat e lumit Rrapun pranë Librazhdit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, në zonën e quajtur Fusha e Kromit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i shihni KËTU.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të të miturit./Top-Channel