
Zyrtari i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com
Leposaviq, ndalohet vetura me targa të Serbisë që kaloi kufirin ilegalisht
02.10.2023 - 12:38
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në fshatin Bistricë të komunës së Leposaviqit më 1 tetor.
Sipas njoftimit të Policisë, personi që ka drejtuar veturën ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë.
I dyshuari e ka pranuar se ka kaluar rrugën në këtë mënyrë dhe është intervistuar nga Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti i iniciuar ndaj tij si kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare vazhdon në procedurë të rregullt.