Trepça, Foto: KALLXO.com

Lëndimet e minatorëve nga acidi në 'Trepçë', shkarkohet drejtori i minierës

Bahri Karaça është shkarkuar nga pozita e drejtorit të minierës ‘Trepça’ në Stan Tërg.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi vetë Karaça. Ai tha se pas aksidentit të djeshëm ku u lënduan 12 minatorë, ka marrë njoftimin për shkarkimin e tij nga pozita.

“Po, po është e vërtetë. Incidenti që ndodhi dje, kjo është arsyeja”- ka thënë Karaça.

Pozitën e drejtorit të minierës në Stan Tërg do ta ushtrojë,  Shyqri Sadiku.

“Po sot jam emëru drejtor i Minierës në Stan Tërg. Jam emërua nga bordi”- ka thënë Sadiku.

KALLXO.com ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Bordi Mbikëqyrës i Trepçës, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, nga 12 minatorët të lënduar dje, tetëetë prej tyre po merrnin trajtim në emergjencë.

Teksa dy prej tyre kishin lëndime serioze në sy.

https://kallxo.com/lajm/12-minatore-te-lenduar-8-po-marrin-trajtim-ne-emergjence/