Lehtësohen masat kundër COVID-19

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për lehtësimin e masave kundër pandemisë COVID-19 në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka kërkuar nga Qeveria të votohet për lehtësimin e masave të pandemisë.

“Jemi në situatë që të kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i lehtësojmë masat që kemi pas deri tash për COVID-19”, ka thënë Latifi.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur për votimin e masave.

“Janë votuar masat e reja, të cilat me siguri do të lehtësojnë jetën shoqërore, kulutorore, ekonomike”, ka thënë Kurti.

Në mbledhje është bërë e ditur që këto masa do të publikohen gjatë ditës.