Foto: Kallxo.com

LDK: Rezultatet e votimit për shkarkimin e Osmanit publikohen nesër

Në media është publikuar lajmi se LDK ka marrë vendim që shkarkohet nga të gjitha pozitat e kësaj partie, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Në anën tjetër, Gentiana Azemi nga zyra për media e LDK-së, për KALLXO.com ka bërë të ditur se vendimi do të bëhet publik gjatë ditës së nesërme dhe se së pari do të njoftohet partia e pastaj mediat.

“Nesër gjatë ditës do të dalin rezultatet dhe fillimisht do të njoftohet partia me ato rezultate e më pas publikohen për media”, thotë ajo.

Tutje ajo ka bërë të ditur se postimi i Avdylit është një paragjykim i rezultateve dhe është vetëm një qëndrim tij.

“Ende nuk ka dalur asnjë vendim zyrtar, qëndrimi i deputetit Haxhi Avdyli është qëndrim personal,ai e ka paragjykuar rezultatitn, ndërkohë që rezultatet e LDK-së nuk janë publikuar ende, rezultatet ia kemi përcjellur vetëm kryetarit Isa Mustafa dhe vetëm ai i komunikon ato rezultate. Andaj ato janë vetëm qëndrime të Haxhi Avdylit, nuk janë rezultate të LDK-së”, ka shtuar ajo.

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.

Mustafa këtë e ka kërkuar përmes një letre të cilën e ia ka drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij,në të cilën ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozitën e nënkryetarit në vend të Vjosa Osmanit.

Deputeti i LDK-së ngre dyshime për manipulimin e votimit online për shkarkimin e Vjosa Osmanit

.