LDK nuk e përkrah rezolutën e LVV, kjo e fundit nuk e njeh legjitimitetin e qeverisë

Faton Bislimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se për LDK-në është e pa pranueshme rezoluta e LVV-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne jemi përkrahës të iniciativave që Kuvendi i Kosovës e merr. Kolegët e LVVe kanë të qartë që rezoluta ka shumë diskrepancë”, tha ai.

Bislimi tha se kolegët e LVV kishin bërë mirë që rezolutën në fjalë ta kishin harmonizuar paraprakisht me Grupet Parlamentare të LDK në mënyrë që ajo të shkojë përpara.

“Si e tillë ajo nuk e njeh legjitimitetin e LDK-së dhe është e papranueshme për LDK-në”, tha ai.

Bislimi tha se rezolutat pasi të harmonizohen me LDK-në do të gjejnë mbështetje.

Ndërsa, Rexhep Selimi, u kundërpërgjigj duke thënë se “nëse ka diskrepancë atë herë ju ofroj zgjidhje tjetër të shkojmë direkt me pikën 4 dhe t’i hapet rrugë qeverisë së re”.