LDK homazhe tek varri i Xhemajl Mustafës, Abdixhiku: Vrasja e tij goditje e rëndë për demokracinë e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë të partisë, sot kanë bërë homazhe te varri i Xhemajl Mustafës, gazetarit, publicistit dhe aktivistit të LDK-së, në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku citohet të ketë thënnë se Mustafa ka qenë mik i ngushtë i Ibrahim Rugovës, këshilltar politik, profil shumë dimensional i shkrimtarit, si dhe publicit e gazetar.

Abdixhuku ka thënë se kontributi i Mustafës në rrugën për liri dhe pavarësi është i paharrueshëm për LDK-në dhe historinë e Kosovës.

“Vrasja e Xhemail Mustafës vazhdon të mbetet ende goditje e rëndë për familjen, Lidhjen Demokratike dhe demokracinë e Kosovës”, ka theksuar kryetari Abdixhiku. Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari për zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës, por edhe bashkëpunëtorëve të tij” – citohet të ketë thënë kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku.