LDK dhe AKR hyjnë në koalicion në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se partia me të cilën garon, LDK dhe AKR hyjnë në koalicion për zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 17 tetor.

“Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR. Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam!”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social “Facebook”.

Në Vushtrri garojnë Arsim Rexhepi nga Lëvizja Vetëvendosje, Ferit Idrizi nga Partisë Demokratike të Kosovës, Mensut Ademi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Jeton Salihu, NISMA me Albert Maxhunin dhe  Kosova Demokratik Türk Partisi me Ergin Sunguri.