Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com (02.10.2025)
Largimi i mbishkrimit 'Kosovska Mitrovica' në Mitrovicë të Veriut
Mëngjesin e 2 tetorit, Komuna e Mitrovicës së Veriut, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit ka larguar mbishkrimin “Kosovska Mitrovica” të shkruar me shkronja cirilice.
Tani është në proces vendosja e një tabeleje të re, me stemën e Komunës.
“Po largohen shkronjat cirilic e po vendosen shkronjat latine si dhe llogo e komunës”- tha Visar Syla, shefi i kabinetit të Erden Atiq.
Sipas Sylës ky nuk është aksioni i vetëm i ndërmarr sot nga Komuna.
Edhe në palestrën e qytetit po bëhen disa ndyshime.
“Në palestër po zëvendësohen uleset, po largohen ato me ngjyra të Serbisë e po zëvendësohen me uleset me ngjyra te qytetit, gjelbër dhe bardhë”- theksoi Syla.
KALLXO.com iu sjell nga largimi i mbishkrimit të vjetër dhe vendosjen e atij të riut në këtë pjesë të qytetit.
KALLXO.com do t’iu mbajë të informuar edhe për ndryshimet që po bëhen në palestër.



