FOTO ARKIV - ILUSTRIM

Lansohet 'Pulsi Publik', i 14-ti me radhë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë sot raportin Pulsi Publik XIV .

Ky Puls Publik mbulon periudhën tetor 2017 – prill 2018 dhe ndjek traditën e përmbledhjeve të mëparshme duke shqyrtuar situatën socio-politike në Kosovë.

Përveç treguesve të zakonshëm kyç, ky numër përmban edhe informata mbi qëndrimet rreth votimit tek kosovarët.

Perceptimi aktual i publikut tregon një ndryshim në nivelet e kënaqshmërisë me punën e institucioneve kryesore.

Të dhëna shtesë të marra përmes kësaj ankete do të shpalosen në konferencë për shtyp.

Ky aktivitet i projektit Pulsi Publik financohet nga USAID.