Foto: Facebook/Vjosa Osmani

Pulsi i UNDP-së: Bie kënaqshmëria e qytetarëve për punën e Kurtit, Osmanit e Konjufcës

Një anketë e realizuar në nëntorin e vitit të kaluar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, tregon se kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me punën e drejtuesve të tri institucioneve qendrore të Kosovës ka pësuar rënie krahasuar me pranverën e vitit 2022.

Rënien më të madhe e ka pasur kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.

Niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve për Albin Kurtin si kryeministër në majin e vitit 2022 kishte qenë 52.65% ndërsa në nëntor të vitit 2022 ishte 44.93% apo rreth 7.7% më i ulët.

Të dhënat janë bërë publike në një raport të publik të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP.

Pulsi Publik financohet nga populli amerikan përmes USAID.

Rënie më të vogël të kënaqshmërisë për punën e saj e ka pasur presidentja Vjosa Osmani.

Niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve për punën e Osmanit në majin e vitit 2022 ishte 58.39% ndërsa në nëntor 2022 ishte 56.84% apo 1.55% më pak.

Rënie të kënaqshmërisë për punën e tij ka pësuar dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Niveli i kënaqshmërisë për punën e Konjufcës në maj të 2022 ishte 54.44% ndërsa në nëntor të po atij viti ishte 50.86%, rreth 4% rënie.