Lajçak: Nuk e detyrojmë Kosovën të pranojë diçka kundër sistemit të saj ligjor

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për RTK ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pothuajse e di përmendsh dhe thotë se Asociacioni duhet të themelohet dhe që akti ligjor nga qeveria duhet të marrë parasysh gjetjet nga ana e kësaj gjykate. Kështu që mendoj që konkluzat janë të qartë, vendimi thotë që duhet themeluar dhe statuti Asociacionit dhe akti ligjor i qeverisë duhet të marrin parasysh konstatimet e Gjykatës, mendoj se udhëzimi është shumë i qartë”, theksoi ai.

Emisari i BE-së, tha se nuk duan që ta detyrojën Kosovës që të pranojnë asgjë. “Unë mendoj se Kosova është multietnike, po flasim për Asociacionin, nuk mendoj se ka një komunë të vetme monoetnike, ka shqiptarë që jetojnë në veri të Kosovës, ne duam të aplikojmë modele evropiane, ne nuk duam ta detyrojmë Kosovën të pranojë asgjë që do të ishte kundër funksionalitetit të saj dhe kundër sistemit të saj ligjor, pse do të bëjmë këtë”, tha ai.

Lajçak: Plani respekton vijat e kuqe të palëve, ofron maksimumin e arritshëm

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq,  është një ditë shumë e rëndësishme dhe shpreson që të jetë me rezultat.

“Presim që ata zyrtarisht dhe publikisht të deklarojnë se e pranojnë planin”, tha ai për RTK. Sipas tij do të jetë më shumë se pranim gojor, por ai nuk ka dashur më shumë të flas për këtë. “Është më rendësi që ajo që do të diskutohet të zbatohet, i inkurajomë palët të vijnë më propozime konstruktive dhe të arsyeshëm e lidhur me planin e zbatimit dhe është e drejtë që ata ta thonë planin e tyre. Pra ne duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë të zbatimit që do ta bëj një plan real dhe të zbatueshëm”, tha ai.

Sipas tij plani është ai që trajton çështjen e që respekton vijat e kuqe të palëve dhe ofron maksimumin e arritshëm. “Ka më shumë më tepër në këtë propozim, të cilat natyrisht nuk mund t’i shpalos në këtë moment, por në momentin që liderët miratojnë propozimin ai do të bëhet publik dhe ka shumë substancë dhe shumë gjëra pozitive për të dyja palët dhe kjo nuk është fundi i rrugës, sepse mandati im thotë se duhet të lehtësoj marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve”, theksoi ai.

Lajçak: Plani nuk do të negociohet dhe në vete është ‘Lëre ose merre’

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për herë të parë do t`i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për RTK-në emisari i BE-së Mirosllav Lajçak, i cili ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

Sipas Lajçakut, plani në vete është Lëre ose Merre! .

Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata./RTKlive