Lajçak dhe Peach takohen në Mynih, diskutojnë për 'përpjekjet e tyre në rajon'

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Mynih ku po mbahet konferenca e sigurisë, ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Lajçak në një postim në “X” ka shkruar se takimi ishte i dobishëm dhe se kanë informuar njëri-tjetrin mbi punën e tyre në rajonin e Ballkanit.

“Shumë e dobishme për të krahasuar shënimet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach. Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”- ka shkruar Lajçak.

Me Lord Stuart Peach ishte takuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 16.02.2024

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit, njoftoi Zyra e Kryeministrit.