Kuvendi sot vazhdon seancën plenare

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në ora 11:00 për të vazhduar seancën plenare.

Në rend të kësaj seancë janë pikat e pa përfunduara nga seanca e mbajtur të enjten.

Në seancën e kaluar, Kuvendi i Kosovës nuk pati kuorum për ta votuar Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Sot para vazhdimit të seancës plenare do të mbahet edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Mbledhja e Kryesisë është thirrur për në orën 10:00.

Në rend dite të kësaj mbledhje është edhe Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave,  Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.

Rendi i ditës në mbledhjen e Kryesisë:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2.    Pyetjet parlamentare,
    3.    Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
    4.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
    5.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021,
    6.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.