Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare, në rend dite 27 pika

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare nesër (e martë) më fillim prej orës 10:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë seancë do të jenë 27 pika të rendit të ditës.

Mes tjerash, nesër do të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të ndërmarrjes Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës KOSTT).

Legjislativi gjithashtu do të mblidhet më 24 shkurt (e enjte) në seancë plenare nga ora 10:00, në të cilën mes pikave të tjera do të ketë debat parlamentar për dialogun me Serbinë, me kërkesë të AAK-së.

Ky është rendi i plotë i ditës:

  1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2.    Pyetjet parlamentare,
    3.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
    4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-106 për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,
    5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-118 për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit,
    6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-119 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian,
    7.    Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    8.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
    9.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore,
    10.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
    11.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,
    12.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-114 për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave,
    13.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-103 për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,
    14.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,
    15.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,
    16.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-074 për Turizmin,
    17.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare,
    18.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-076 për Mbrojtjen e sekreteve tregtare,
    19.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
    20.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme,
    21.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-026 për tokën bujqësore,
    22.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,
    23.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,
    24.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,
    25.    Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-025 për
    Shëndetin Mendor,
    26.    Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,
    27.    Propozimet e GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin parlamentar dhe plotësimin e anëtarit në Komisionin Ad-hoc.