Foto: ZKM

Kurti takoi ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot takim me të gjithë ambasadorë e akredituar në Kosovë, mëson KALLXO.com.

Detajet e këtij takimi nuk dihen, përderisa i njëjti u zhvillua para takimit të Kurtit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi i Kurtit me von der Leyen është paraparë të mbahet në ora 14:15, e cila paraprakisht do të takohet me presidenten Osmani në ora 13:15.