Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në shkollën në Beograd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë e cila ndodhi dje në një shkollë në Beograd, ku një 14-vjeçar dyshohet se me armë zjarri vrau nëntë persona e i la të lënduar shtatë të tjerë.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”- ka shkruar Kurti në Twitter.

Nëntë persona mbetën të vdekur dje e shtatë të tjerë të lënduar pas të shtënave me armë zjarri që erdhën nga një i dyshuar 14-vjeçar në një shkollë në qendër të kryeqytetit të Serbisë.

https://kallxo.com/lajm/detaje-te-reja-nga-vrasjet-ne-serbi-14-vjecari-kishte-planifikuar-sulmin-nje-muaj-me-pare/