Albin Kurti - Foto: ZKM

Kurti pret në takim presidentin Meta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në zyrwn e tij presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Takimi ka nisur minuta më parë, përderisa ende nuk ka pasur ndonjë deklarim për media.

Meta sot do ta takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenti shqiptar Ilir Meta po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai sot ka nisur takimet me përfaqësues politik dhe institucional të vendit.