Albin Kurti - Isa Mustafa

Kurti pas takimit me Mustafën: Nuk ka ndonjë zhvillim të ri për tarifën

Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar se ka pasur takime me partnerin e tij të koalicionit, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti thotë se është e kuptueshme që të kenë dallime në disa tema, duke folur kështu për tarifën 100% ndaj mallërave serbe dhe boshnjake.

“Kemi takime të rregullta dhe natyrisht që synimet i kemi të përbashkëta jemi bashkë në qeveri nuk do të thotë që në ndonjë temë nuk do të kemi ndonjë dallim. Ne besojmë që kur do të kemi ndonjë dakordim siç është tarifa, do ta bëjmë vendim i qeverisë. Nuk mund të them diçka të re sepse nuk ka ndonjë zhvillim”, tha në mes tjerash kryeministri Kurti.

I deleguari i presidentit amerikan, Donald Trump, ambasadori Richard Grenell në vazhdimësi i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të heq tarifën.

Kërkesën e Grenell po e mbështetë edhe parnteri i Kurtit, LDK.