Takimi Thaçi - Kurti më 6 janar 2020. Foto: KALLXO.com

Kurti nuk i shkon Thaçit në takim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka shkuar në takim të thirrur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të konsultimeve të këtij të fundit rreth dialogut me Serbinë.

Takimi me Kurtin ka qenë i caktuar për orën 13 dhe Kurti nuk është paraqitur në këtë takim në kohën e caktuar.

Ai ka qenë paradite në seancën e Kuvendit të Kosovës kushtuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ku ka mbajtur një fjalim.

Deri më tani, Thaçi ka takuar drejtuesit e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së ndërsa më vonë pritet t’i takojë edhe drejtuesit e NISMA-s dhe AKR-së.