Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti ngushëllon për vdekjen e babait të Kadri Veselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Fazli Veselit, babait të ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

Ky telegram ngushëllimi vije një ditë pas lajmit për vdekjen e babait të Veselit.

“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre”, ka thënë Kurti.

Në mëngjesin e djeshëm është bërë i ditur lajmi se ka vdekur babai i ish- kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Në varrim nuk ka marrë pjesë djali i të ndjerit, Kadri Veseli, i cili gjendet në qendrën e paraburgimit të  Gjykatës Speciale në Hagë, që nga dita e konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

Javë më parë, Gjykata Speciale e kishte lejuar Kadri Veselin ta vizitonte babanë e tij, i cili për shkak të sëmundjes ishte shtrirë në spital.