Foto: Albin Kurti, Facebook

Kurti në detaje shpjegon llojet dhe forcën e armatimit që u sekuestrua në Banjskë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin grupit terrorist të cilët sulmuan Banjskën të dielën më 24 shtator, janë që të gjitha nga Serbia të freskëta dhe në kohë.

Ai ka përshkruar armët të cilat Policia e Kosovës ka konfiskuar nga grupi terrorist:

M80 Zolla–  Është një sistem njëpërdorimshëm anti-tank i pa dirigjuar e prodhim i Serbisë, prodhohet në fabrikën shtetërore “Slloboda” në Serbi. Kjo armë përdorët kundër automjeteve të blinduara dhe fortifikimeve, predha mund të penetojë çelikun deri në 30 centimetra e distanca efektive është deri në 250 metra.

Zastava M93 BGA mitraloz 30 mm– Është armë automatike lansuese e granatave 30 mm prodhim i Serbisë, prodhohet në fabrikën shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc. Kjo armë përdoret kundër mjeteve të lehta të blinduara dhe ka distancë efektive deri në 1700 metra.

Mina kudnërpersonale, -Përdoren kundër këmbësorisë dhe janë të dizajnuara të vrasin dhe dëmtojnë personelin gjatë lëvizjes në terren të caktuar.

Predhat e mortajave minahedhësve 82 milimetra  dhe 62 milimetra– Janë predha të standardeve të vendeve të lindjes, ish vendeve socialiste. Nuk përdoren nga vendet e NATO-s. Mortaja si armë konsiderohet armë artilerie dhe përdoret për të goditur në distanca të largëta 5 deri në 8 kilometra

Eksplozivë plastik tritol dhe dinamit – Përdoret për shkatërrimin e urave dhe infrastrukturës, gjithashtu përdoret për punimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese  për shkatërrimin e mjeteve të blinduara

Tromblonë për pushkë, M70– Tromblonët janë granatë shpërthyese që vendoset në armën automatike serbe M70 që ka synim goditjen e trupave të këmbësorisë.

Zastava M84 mitraloz, është armë e këmbësorisë për eliminimin e personelit në distancë dhe mbulimin e trupave me armë të lehta. Kjo armë është prodhim i Serbisë, prodhohet në fabrikën shtetërorë “Zastava Arms” në Kragujevc, ka qitje efektive deri në 1000 metra.

Zastava M70 është varianti serb i AK47– Është armë automatike individuale, prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërorë “Zastava Arms” në Kragujevc. Ky M70 përdoret për asgjësimin e personelit dhe ka distancë të qitjes deri në 410 metra

Zastava M76, snajper– Është armë gjysmë automatike për qitje në distancë ë largëta sërish prodhim i Serbisë nga fabika shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc. Kjo armë ka efekt të qitjes deri në një distancë 800 metra dhe përdoret për eliminimin e caqeve në distanca të largëta

Granata të dorës M75– Armë individualë që përdoret kundër personelit jashtë dhe brenda objekteve. Dronët që janë fluturake pa pilot që përdoren për vëzhgim dhe gjithashtu për sulme ushtarake. Shumë revole, zastava e M70 që përdoret si armë individuale për mbrojtje. Kjo armë me shurdhues përdoret për atentate

Pajisje të tjera si -Dylbi, uniforma, çanta ushtarake, harta, telefona, municione të ndryshme, kamera, antiplumb, mjete të punës si telefona, betonatorë, shurdhues që gjithmonë kanë të bëjnë për eksplozivët që shpërthejnë.

 

Më 24 shtator 2023, rreth orës 03:00, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një grup i personave të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Grupi i armatosur më pas ka hyrë në oborrin e manastirit të Banjskës në Zveçan. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë gjatë ditës se personat e armatosur janë rrethuar nga policia tek manastiri i Banjskës në Zveçan, në afërsi të të cilit është vrarë edhe polici Afrim Bunjaku, në orët e para të së dielës më 24 shtator 2023, e janë lënduar dy të tjerë.

Sipas informacioneve zyrtare, tre pjesëtarë të grupit sulmues janë vrarë nga ballafaqimi me armë zjarri me forcat e rendit të Kosovës dhe tre të tjerë, të arrestuar, të cilët tani gjenden në paraburgim.

Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hyn edhe terrorizmi si vepër penale.