Kurti i takon 12 kandidatët e LVV: Kam mbajtur shënime për vërejtjet e secilit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar rezultatin e partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor dhe në balotazhin e 14 nëntorit.

Kurti tha se mbrëmë ka takuar 12 kandidatët që ishin në balotazh, ndërsa shtoi se në partinë e tij ka defekte.

“Kam mbajtur shënime për të gjitha vërejtjet, sugjerimet, mësimet që duhet nxjerrë. Dhe shtabi ynë zgjedhor është duke përgatitur raport për fushatën dhe unë nuk isha nxituar për konstatime. Ajo që është e qartë është që në subjektin tonë politik ka defekte strukturore dhe organizative, kjo është një pjesë e shpjegimit të mungesës së efikasitetit”, tha Kurti,

Sipas tij, ka pasur një sinkronizim të të gjithëve kundër Vetëvendosjes.

Vetëm 4 kandidatë nga partia e kryeministrit janë zgjedhur kryetarë komunash nga 38 komuna sa ka vendi.