Kurti fton presidentin Thaçi në takim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës letër ka kërkuar nga presidenti një takim gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet e përbashkëta rreth politikës së jashtme.

Kryeministri Kurti ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare kishte ftuar më 13 shkurt në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kurti e ka ftuar Thaçin për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munich të Gjermanisë.

“Duke e ditur përgjegjësinë kombëtare e detyrën institucionale që i bartin pozitat tona e kur jemi në prag të konferencës “Munich Security Conference”, ju ftoj në takim për t’i bashkërenduar qëndrimet tona për çështjet e politikës së jashtme”, thuhet në letrën e Kurtit.

Kryeministri Kurti sot ia ka dhënë Thaçit tre orare se kur mund ta zhvillojnë këtë takim.

“Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje që të takohemi e të dakordohemi së bashku për qëndrimet tona”, vazhdon letra.

Ndërsa Zyra e Presidentit ka njoftuar se sot presidenti Thaçi ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Kjo është letra e kryeministrit Kurti e dërguar të presidenti Thaçi​.