Kurti flet për ndihmën e Shqipërisë për energjinë

Kryeministri Albin Kurti ka folur gjatë konferencës për media pas mbledhjes së Qeverisë edhe për ndihmë për furnizim me energji elektrike të ofruar nga Shqipëria.

Kurti ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë kërkesë për ndihmë nga Shqipëria.

“Ne e falënderojmë kryeministrin Rama për mbështetjen, ministrja jonë e ekonomisë e ka bërë një kërkesë ndaj Republikës se Shqipërisë. Bëhet fjalë për dy ditë, dhe më pastaj do të kemi mundësi që t’ i ndihmojmë në verë. Kjo ndihmë është e një rëndësie të veçantë sepse është në kohën kur as vet Shqipëria nuk i ka punët mirë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Shqipëria do t’i sigurojë rrymë Kosovës për më 31 dhjetor dhe 1 janar