Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurteshi reagon ndaj deklaratave për ‘sulmin’ që dyshohet se i bëri personit pa maskë

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka reaguar ndaj deklaratave se është dyshuar se me 25 gusht e ka sulmuar fizikisht një nëpunës civil të KQZ-së shkaku i mos vendosjes së maskës anti-COVID.

Kurteshi ka kërkuar nga kryeshefi që ta dërgoj procesverbalin në prokurori për rastin.

Ai, të pranishmëve në sallën e mbledhjes së KQZ-së iu ka kërkuar që të vendosin maskën.

“I lus personat që e kanë inskenu rastin në media duke gënjyer, e shkuar në polici me dhënë deklarata për mënyrën qysh i kanë keqinformu mediat për rastin e maskave. Ditën kur ka ngjarë ajo kanë qenë 2 mijë e 541 infektime. Unë e kam bo një kërkesë të ligjshme mos me pas njerëz pa maska në institucion”, tha Kurteshi.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga përgjegjësit me i dërguar kamerat e korridorit në prokurori.

“Kjo është kërkesë e imja e ligjshme”, përfundoi ai.