Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kundërkandidatët e kritikojnë Lutfi Hazirin për menaxhimin e pandemisë

Tre kandidatë për kryetar të Komunës së Gjilanit kanë kritikuar menaxhimin e pandemisë gjatë qeverisjes së kryetarit aktual, Lutfi Haziri.

Kandidati për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Hyseni në Debat Pernime, ka deklaruar se Gjilani nuk ka qender të posaçme për pacientët me COVID-19.

“Gjilani nuk ka aktualisht QKMF të kthyer në Qendër për COVID. Hapi i parë që duhet bërë është shëndrrimi i QKMF-së në lagjen Arbëria në Qendër për COVID. Meqërast ta ri-funksionalizojmë  laboratorin për analiza bazë të pacientëve. Shtimin e numrit të ekipeve mobile në fokus në fshatra të qytetit. Po ashtu, është e rendësishme tek qytetarëve që pas 17 tetorit të shohin një shembull të mirë të respketimit të masave”, tha Hyseni.

Leonora Morina Bunjaku, kandidate për kryetare të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se QKMF në Gjilan është vatër e infektimit, për shkak se, sipas saj, aty trajtohen edhe pacientët me COVID-19.

“Fatkeqësisht Gjilani akoma po përballet me një numër të madhë të pacientëve me COVID. Dhe si pasojë e centralizimit për vaksina në sallën e sportëve, nuk është duke funksionuar sepse është dashur të centralizohet, kur kemi mundësi që të bëjmë vaksinimin edhe në Qendra të tjera familjare. Vatër e infeksionit është qendra e mjekësisë familjare sepse trajtohen të gjithë pacientët në të njëjtin vend. Me ardhjen në qeverisje, ne do të bëjmë një ndryshim sepse një qendër e mjekësisë familjare do të jetë e dedikaur vetëm për pacientët me COVID”, tha ajo.

Gjithashtu, edhe kandidati i pavarur Lulzim Bexheti, tha se si mungesë e parë është mungesa e një qendre për COVID-19, por në këtë aspekt, propozoi që në rast se zgjidhet kryetar i ardhshem i Gjilanit, do të kishte caktuar një buxhet për menaxhimin e pandemisë.

“Si mungesë të parë e shoh, mos pasjen e një qender të COVID-it, mirëpo të njëjtën gjë, ekzistojnë disa metoda. E para gjë që do ta kisha bërë do të ishe që pëmes një aplikacioni, qytetarët e Gjilanit do të merrnin informata. Por këshillat e mia janë, vaksinimi, mbajtja e distancës dhe një qasje më e ashpër me familjet e tona sepse janë në rrezik paramemnt. Do të kisha bërë caktimin e një buxheti për menaxhimin e pandemisë”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Gjilanit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Gjilanit: Alban Hyseni nga LVV; Gani Neziri – kandidat i pavarur; Leonora Morina Bunjaku nga PDK; Lulzim Bexheti – kandidat i pavarur; Lutfi Haziri nga LDK dhe Nazim Gagica nga AAK.

Po ashtu, pjesë e debatit janë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit: Albulena Sylejmani nga PD; Arjeta Kastrati nga Vatra; Diana Toska nga LDK; Kaltrina Fazliu nga AKR; Krenare Latifi Kqiku nga LVV dhe Zarife Asllani nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.