Foto: Denis Sllovinja /Termocentral , Obiliq , Kek

Kthehet në funksion blloku B-2, kjo njësi prodhon rreth 260 megavatë në orë

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka përfunduar remonti në njësinë prodhuese B-2 dhe është duke prodhuar rrymë rreth 260MW/h.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B-2, kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h”- thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Tutje, në njoftim potencohet se është sanuar edhe rrjedhja e ujit në njësinë A-3

“Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3, kjo njësi gjithashtu është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MË/h”- bënë të ditur KEK.

Korporata Energjetike e Kosovës janë shprehur se do të vazhdojnë t’i përfundojnë edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MW/h.

Kosova është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike që nga data 15 gusht.

Në Kosovë aktualisht dy blloqe të termocentralit ‘Kosova A’ dhe një bllok i termocentralit ‘Kosova B’ janë në prodhim, ndërsa TC B2 është kthyer sot në prodhim.

Rifillon punën blloku B1, pritet të prodhojë deri 260 megavatë në orë