Xhafer Gashi - Foto: Facebook

Kryetari i Obiliqit: Nesër nuk hapet çerdhja

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se nesër çerdhet dhe kopshtet për fëmijët 0 deri në 5 vjeç  nuk do të hapen.

Sipas Gashit, kjo për shkak se këto institucione parashkollore do t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit dhe parapërgatitjes.

“Si rrjedhojë e dilemave të shumta, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grupmoshat 0-5 vjeç, pas konsultimit me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë“ , vlerësuam se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgaditjes dhe procesit të dezinfektimit, pasiqë për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur”, ka shkruar Gashi.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas mbledhjes së kabinetit qeveritar ka bërë të ditur se nga nesër fillon faza tjetër e lehtësimit të masave duke përfshirë hapjen e çerdheve, kopshteve, qendrave tregtare, kafiterive, restoranteve.

Nga nesër hapen: Çerdhet, kopshtet, restorantet, qendrat tregtare, kufijtë tokësorë…