Kryetari i Kuvendit - deputetëve që nuk dëshirojnë ta vazhdojnë seancën: Çka është ky mosdurim?

Duket se diskutimi i pikave të rendit të ditës në seancën e Kuvendit për rreth katër orë i ka lodhur deputetët.

Kjo u vërejt kur kryetari Glauk Konjufca paralajmëroi vazhdimin e seancës me pikat e tjera në rend të ditës.

Aktualisht, Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar pikën e 27 të rendit të ditës që ka të bëjë me shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020.

Por, para fillimit të diskutimit të kësaj pike, deputet janë dëgjuar dhe parë në këmbë të gatshëm për të lëshuar sallën.

Por, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët të qëndrojnë në sallë edhe për katër pikat e rendit të ditës që janë në vazhdim.

“Çka është ky mosdurim? Veç që katër orë e gjysmë kena ardhë në seancë. Paralamentet e tjera të botës punojnë shumë më shumë se ne. Po vazhdojmë është katër pika”, tha ai.