Kryesia e PDK-së bën homazhe në Prekaz pa kryetarin Veseli

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe tek kompleksi ‘Adem Jashari’ në Prekaz, për nder të 12 vjetorit të pavarsisë së Kosovës. Në këto homazhe të partisë nuk ishte prezent kryetari i këtij subjekti, Kadri Veseli.

Anëtari i kryesisë së PDK, Bedri Hamza dhe se në Prekaz ka filluar historia më e re e Kosovës. Ai deklaroi se Kosova gjatë këtyre 12 vjetëve ka pasur të arritura.

“Sot në këtë ditë të veçantë, Partia Demokratike e Kosovës dhe deputetët e saj, kemi zgjedhë ta fillojmë nga një vend i veçantë. Këtu ku ka filluar historia më e re e Kosovës, ku çka do që bëjmë ne, prapë se prapë nuk është ekuivalent se çka meriton ky vend dhe këta njerëz. Prandaj urime gjithë qytetarëve të Kosovës kjo ditë, urime pavarsinë dhe sigurisht gjatë këtyre viteve shteti i Kosovës ka pasur të arritura dhe ne besojmë që shtetit i Kosovës do të ketë të arritura edhe më të mëdha në vitet në vijim”, deklaroi Hamza.

Ndërsa kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte vizituar dje Prekazin, nga ku kishte bërë urimin për 12 vjetorin e pavarsisë së Kosovës .

Veseli uron 17 Shkurtin një ditë para kohe