Rita Ora uron përvjetorin e pavarësisë së Kosovës në gjuhën shqipe

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka uruar Kosovën për 12 vjetorin e pavarësisë.

Ora duke e shpërndarë klipin e këngës ‘Shine Ya Light’ të cilin e kishte xhiruar në vitin 2012 në Prishtinë, ka uruar Kosovën për ditën e pavarësisë.

“Happy Independence Day Kosovo!Urime 12 vjet pavarësi Kosova jonë”, ka shkruar Rita Ora në ‘Facebook’.

Ndërkohë, po në gjuhën shqipe ka uruar Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë edhe klubi gjerman ku luan Milot Rashica, Werder Bremen.

Werder Bremen uron 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në gjuhën shqipe