Foto: Kadri Veseli/Facebook

Veseli uron 17 Shkurtin një ditë para kohe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ua ka uruar qytetarëve 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një ditë para kohe.

Sot, Veseli e ka vizituat Prekazin dhe varrezat e dëshmorëve, së bashku me Bekim Jasharin, kryetarin e Komunës së Skenderajt, njëherësh djalin e dëshmorit Hamëz Jashari.

Veseli ka thënë se Prekazi është simbol i lirisë.

“Prekazi është simboli i lirisë. Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve kudo. Sa kënaqësi, nder e mirënjohje të kthehemi pas dhe ta vizitojmë këtë vend që mbetet udhërrëfyesi ynë se nga duhet të ecim. Urime të gjithë qytetarëve 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë ditë”, ka shkruar Veseli në Facebook.