Abu Dhabi uron përvjetorin e pavarësisë me një gjest simbolik

Në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi është paraqitur në mënyrë vizuele, flamuri i Kosovës, me rastin e 12 vjetorit të shpalljes e pavarësisë.

Kështu ka bërë të ditur ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe përmes një postimi në Facebook.

Sot me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarsisë, edhe Turqia i ka uruar Kosovës pavarësinë.

Dy urat në Stambolli dhe kulla në Ankara u ndriçuan me ngjyra të flamurit të Kosovës.