Albin Kurti, Kaja Kallas

Kryeministrja e Estonisë: Kosova shembull për përkrahjen e patundur ndaj Ukrainës

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kalla ka deklaruar se mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës.

Gjatë pritjes së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në vizitën e tij në Estoni, Kallas përmes rrjetit Twitter bëri të ditur se kanë diskutuar për ndikimin destabilizues të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Ajo madje potencoi se Kosova është shembull me mbështetjen e patundur për Ukrainën.

“Theksova mbështetjen për rrugën euroatlantike të Kosovës. Diskutuam ndikimin destabilizues të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Interesi ynë i përbashkët është të qëndrojmë kundër agresionit rus – Kosova ka dhënë shembull me mbështetjen e saj të patundur për Ukrainën”- shkroi Kallas në Twitter.

Pas Gjermanisë, Kurti udhëton për në Estoni