Screenshot: Albin Kurti/Facebook

Pas Gjermanisë, Kurti udhëton për në Estoni

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Kurti nesër do të pritet në takim nga kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas, si dhe dhe do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetërorë.​

Para Estonisë, dy ditë më parë, Kurti qëndroi në Gjermani për të marrë pjesë në forumin Ekonomik “Global Connect 2022”.

Në ditën e dytë të vizitës, në Shtutgart ai ka takuar drejtuesit e ndërmarrjeve Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss, duke u kërkuar që të vijnë të investojnë në Kosovë.

Kurti udhëton për në Gjermani