Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryeministri në detyrë Hoti uron besimtarët ortodoksë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së krishtlindjeve.

Hoti në urim ka thënë se kjo festë kthen ndjenjën e bashkimit, solidarizimit, mirëkuptimit dhe tolerancës ndërnjerëzore.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit ortodoks, i nderuar Peshkop Teodosije, të gjithë ju besimtarë që sonte kremtoni Krishtlindjen, ushtarë të KFOR-it, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare që veproni dhe jetoni në Kosovë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta me rastin e kësaj feste”, ka uruar Hoti.